PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE TRAFIKIMIT NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË
Ligji nr. 10192, datë 3 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10192
- Data e miratimit
- 3 dhjetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 181, 24 dhjetor 2009
- Hyn në fuqi
- 23 janar 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 181, datë 2009-12-24
LIGJ
Nr. 10 192, datë 3.12.2009
PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE TRAFIKIMIT NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA DHE PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton procedurat, kompetencat dhe kriteret për zbatimin e masave parandaluese kundër pasurisë së personave, që janë subjekt i këtij ligji, si të dyshuar për pjesëmarrje në krimin e organizuar dhe trafikim.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe goditja ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit përmes konfiskimit të pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale.
Neni 3
Fusha e zbatimit
1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personave, mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm, bazuar në indicie, për:
a) pjesëmarrje në organizata kriminale ose në grupe të strukturuara kriminale, sipas parashikimeve të neneve 333 dhe 333/a të Kodit Penal dhe për kryerje të krimeve prej tyre;
b) pjesëmarrje në organizata terroriste ose në banda të armatosura, sipas parashikimeve të neneve 234/a dhe 234/b të Kodit Penal dhe për kryerje të krimeve prej tyre;
c) kryerjen e veprave të tjera, për qëllime terroriste, të parashikuara në pjesën e posaçme kreu VII i Kodit Penal;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.