Ligj

PËR FONDET E PENSIONIT VULLNETAR

Ligji nr. 10197, datë 10 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10197
Data e miratimit
10 dhjetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 185, 31 dhjetor 2009
Hyn në fuqi
15 janar 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 185, datë 2009-12-31

LIGJ

Nr.10 197, datë 10.12.2009

PËR FONDET E PENSIONIT VULLNETAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon krijimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e fondeve të pensionit vullnetar me kontribute të përcaktuara.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është të vendosë standardet e nevojshme për:

a) administrimin me efektivitet të fondeve të pensionit vullnetar, nëpërmjet diversifikimit të investimeve, me synim rritjen e kontributeve të bëra në fondin e pensionit;

b) mbikëqyrjen e biznesit të fondit të pensionit vullnetar me kontribute të përcaktuara, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e anëtarit të fondit të pensionit;

c) nxitjen e qëndrueshmërisë, sigurisë dhe mirëqeverisjes së aseteve të fondit të pensionit;

ç) licencimit dhe mbikëqyrjes së shoqërisë administruese të fondit të pensionit dhe planit të pensionit profesional, të depozitarit të aseteve të fondeve të pensionit dhe të të gjitha çështjeve të lidhura me to.

Neni 3

Autoriteti përgjegjës

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është autoriteti përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Neni 4

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.