Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10196, datë 10 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10196
Data e miratimit
10 dhjetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 184, 30 dhjetor 2009
Hyn në fuqi
14 janar 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2009-12-30

LIGJ

Nr.10 196, datë 10.12.2009

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR

SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhen

këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pas pikës 39 shtohen pikat 39/1 e 39/2 me këtë përmbajtje:

“39/1. “Certifikata e gjelbër” është dokumenti zyrtar me kohë vlefshmërie të kufizuar, e

transferueshme veçmas fizikisht nga energjia elektrike, të cilën e certifikon. Ajo vërteton

prodhimin e një sasie të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme të energjisë apo nga një

metodë e kombinuar prodhimi, në të cilën jepen data dhe vendi i prodhimit, centrali gjenerues dhe

pronari.

39/2. “Certifikata e garancisë së origjinës” është një dokument zyrtar i transferueshëm, që

vërteton prodhuesin, sasinë e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e energjive të

rinovueshme, centralin elektrik dhe kapacitetin e tij.”.

Neni 2

Në nenin 8, pas shkronjës “l” shtohen shkronjat “ll”, “m” e “n” me këtë përmbajtje:

“ll) kualifikon centralet prodhuese të ushqyera nga burime të rinovueshme të energjisë, si

dhe certifikon energjinë e prodhuar prej tyre me “Certifikatën e garancisë së origjinës” dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.