PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE
Ligji nr. 10198, datë 10 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10198
- Data e miratimit
- 10 dhjetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 186, 31 dhjetor 2009
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 186, datë 2009-12-31
LIGJ
Nr.10 198, datë 10.12.2009
PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
SEKSIONI 1
OBJEKTI DHE ZBATIMI
Neni 1
Objekti
Ky ligj ka për qëllim të rregullojë:
a) kushtet dhe kriteret për themelimin, regjistrimin dhe funksionimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si dhe të shoqërive administruese;
b) emetimin dhe shitjen e kuotave dhe të aksioneve;
c) shlyerjen e kuotave;
ç) marketimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
d) veprimtaritë e kryera nga palët e treta, për llogari të sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
dh) realizimin e mbikëqyrjes, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të veprimtarisë së sipërmarrjeve të investimeve kolektive, të shoqërive administruese, depozitarëve dhe të personave të përfshirë në shitjen e kuotave e të aksioneve, që duhet të mbikëqyren, sipas këtij ligji;
e) veprimtarinë e sipërmarrjeve të huaja të investimeve kolektive dhe të shoqërive administruese të huaja në Republikën e Shqipërisë;
ë) funksionimin e drejtë të tregut të kapitaleve dhe nxitjen e lëvizjes së lirë të tyre, nëpërmjet vendosjes së rregullave.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.