PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT 2 SHTESË “PËR PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT “PRODUKTE ORIGJINUESE” DHE METODAT E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK”, QË ZËVENDËSON PROTOKOLLIN ME TË NJËJTIN NUMËR TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË TURQISË”
Ligji nr. 10199, datë 17 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10199
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 191, 31 dhjetor 2009
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 191, datë 2009-12-31
8377
LIGJ
Nr.10 199, datë 17.12.2009
PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT 2 SHTESË “PËR PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT
“PRODUKTE ORIGJINUESE” DHE METODAT E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK”, QË
ZËVENDËSON PROTOKOLLIN ME TË NJËJTIN NUMËR TË MARRËVESHJES SË
TREGTISË SË LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË
TURQISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pi ka 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Protokolli 2 shtesë “Për përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe
metodat e bashkëpunimit ekonomik”, që zëvendëson protokollin me të njëjtin numër të marrëveshjes
së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6374, datë 7.1.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
PROTOKOLLI 2
PËRKUFIZIMI I KONCEPTIT “PRODUKTE ORIGJINUESE” DHE METODAT E
BASHKËPUNIMIT ADMINISTRATIV
LISTA E ANEKSEVE
Aneksi I: Shënime prezantuese të listës në aneksin II
Aneksi II: Lista e operacioneve tё përpunimit ose proceseve qё kërkohen t’i nënshtrohen
mallrat jo-origjinuese, nё mёnyrё qё produkti përfundimtar tё pёrfitojё statusin e origjinës
Aneksi III: Modele për certifikatën e qarkullimit të mallrave EUR.1 dhe aplikimi për një
certifikatë lëvizjeje EUR.1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.