PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10 033, DATË 11.12.2008 “PËR LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10200, datë 17 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10200
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 193, 31 dhjetor 2009
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 193, datë 2009-12-31
LIGJ
Nr.10 200, datë 17.12.2009
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10 033,
DATË 11.12.2008 “PËR LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.10 033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Neni 6 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 6
Mbrojtja nga lojërat e fatit
Organizatorit të lojërave të fatit i ndalohet të punësojë dhe të lejojë të futen apo të luajnë në mjediset e lojërave të fatit persona nën moshën 18 vjeç.
Organizatori merr masa të ndalojë të luajë në mjediset e lojërave të fatit një person mbi 18 vjeç, për të cilin ka një kërkesë me shkrim, të paktën prej njërit nga familjarët, i cili, për shkak të gjendjes ekonomike familjare, kërkon moslejimin e këtij personi të hyjë në mjediset e lojërave të fatit.
Kërkesa duhet të jetë e noterizuar dhe depozitohet pranë Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Kërkesës i bashkëngjitet një kopje e certifikatës së gjendjes familjare.
Pas marrjes së këtij denoncimi, NJMLF-ja njofton të gjitha subjektet, që operojnë në fushën e lojërave të fatit, për moslejimin e këtij personi të luajë në këto mjedise. Njoftimi publikohet edhe në faqen zyrtare të njësisë.”.
Neni 2
Në nenin 10 bëhen ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.