PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE
Ligji nr. 10201, datë 17 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10201
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 193, 31 dhjetor 2009
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 193, datë 2009-12-31
LIGJ
Nr.10 201, datë 17.12.2009
PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon organizimin dhe realizimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Qëllimi i regjistrimit
Regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike bujqësore bëhet me qëllim që:
a) të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për të gjitha njësitë ekonomike bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;
b) të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik bujqësor;
c) të krijojë regjistrin e fermave bujqësore.
Neni 3
Fusha e zbatimit të regjistrimit
1. Regjistrimi përfshin të gjitha njësitë ekonomike, që kanë në përdorim tokë bujqësore apo që mbarështojnë bagëti, ose që prodhojnë produkte bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Regjistrimi përfshin njësitë ekonomike bujqësore, që tregtojnë, njësitë ekonomike, që mbulojnë vetëm nevojat e tyre familjare, si edhe të gjitha njësitë, që ushtrojnë veprimtari tregtare me kohë të pjesshme.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.