PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE JOBUJQËSORE
Ligji nr. 10202, datë 17 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10202
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 193, 31 dhjetor 2009
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 193, datë 2009-12-31
8519
LIGJ
Nr. 10 202, datë 17.12.2009
PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE
EKONOMIKE JOBUJQËSORE
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSFIME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon organizimin dhe realizimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive
ekonomike jobujqësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Qëllimi i regjistrimit
Regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike jobujqësore bëhet me qëllim që:
a) të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për njësitë ekonomike
jobujqësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;
b) të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe vënien në
zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik;
c) të përditësojë regjistrin e njësive ekonomike jobujqësore dhe të krijojë regjistrin e njësive
lokale ekonomike;
ç) të përmirësojë cilësinë e treguesve identifikues dhe ekonomikë ekzistues, si edhe të bëjë
përcaktimin e treguesve të rinj, veçanërisht të atyre ekonomikë;
d) të identifikojë lidhjen që ekziston ndërmjet njësisë ligjor e dhe njësisë ekonomike
jobujqësore.
Neni 3
Fusha e zbatimit të regjistrimit
Regjistrimi i përgjithshëm zbatohet për të gjitha njësitë ekonomike jobujqësore, që ushtrojnë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.