Ligj

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10209, datë 22 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10209
Data e miratimit
22 dhjetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 194, 30 dhjetor 2009
Hyn në fuqi
14 janar 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 194, datë 2009-12-30

LIGJ

Nr.10 209, datë 23.12.2009

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008 “PËR

PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,

të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 16 pika 3, pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:

“e) investigimi i brendshëm antikorrupsion.”.

Neni 2

Në nenin 40 bëhen ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:

1. Titulli ndryshohet si më poshtë:

“Regjistrimi i personave, që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe jotregtare”.

2. Në fund të pikës 4 shtohet një fjali me këtë përmbajtje:

“Për personat, “të vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shër bimi ambulant” dhe

“kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie”, regjis trimi për pagimin e kontributeve të

sigurimeve shoqërore ose çregjistrimi i tyre kryhet nga organet tatimore, sipas një procedure të

veçantë, të përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave.”.

Neni 3

Në nenin 65, pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:

“6. Këshilli i Ministrave përcakton afatet kohore për dorëzimin e deklaratave tatimore e

të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike.”.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.