PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8053, DATË 21.12.1995 “PËR KALIMIN NË PRONËSI, PA SHPËRBLIM, TË TOKËS BUJQËSORE”
Ligji nr. 10208, datë 23 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10208
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 194, 31 dhjetor 2009
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 194, datë 2009-12-31
LIGJ
Nr.10 208, datë 23.12.2009
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8053, DATË 21.12.1995 “PËR KALIMIN NË
PRONËSI, PA SHPËRBLIM, TË TOKËS BUJQËSORE”
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 8053 datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës
bujqësore”, pas nenit 3 shtohen nenet 3/1, 3/2 dhe 3/3 si më poshtë:
“Neni 3/1
1. Përdoruesit e tokave bujqësore brenda vijave kufizuese të qyteteve, fshatrave ose
qendrave urbane, që disponojnë aktet e marrjes së tokës në përdorim, të lëshuara deri në fund të
muajit shkurt të vitit 1996, kompe nsohen me truall në pronësi brenda zonës urbane përkatëse në
çastin që toka e tyre do të kalojë për kompensim fizik të subjekteve të shpronësuara ose për
ndërtime publike.
Kompensimi në truall bëhet si më poshtë:
a) për familjet me dhe mbi 6 pjesëtarë, sipërfaqja e truallit është 750m2;
b) për familjet me më pak pjesëtarë zbritet 150 m2 për çdo pjes ëtar më pak, në përputhje
me të dhënat e regjistrit të gjendjes civile të datës 31.12.1995, por jo më pak se 300 m2.
2. Përdoruesit e tokës bujqësore brenda vijave kufizuese të zonës me përparësi turizmin,
të përcaktuara sipas vendimit nr. 88, datë 1.3.1993 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.