Për një ndryshim në ligjin nr.35/2023 "Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera finaciare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi"
Ligji nr. 93/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 93/2024
- Data e miratimit
- 26 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 144, 12 gusht 2024
- Hyn në fuqi
- 27 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2024-08-12
LIGJ
Nr. 93/2024
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 35/2023, “PËR KOMPETENCAT PËR
CAKTIMIN E PAGAVE, TRAJTIMEVE TË TJERA FINANCIARE DHE
PËRFITIMEVE TË TË PUNËSUARVE NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS
PUBLIKE, SI DHE TË PAGËS BAZË MINIMALE NË SHKALLË VENDI”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një
deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe
përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale
në shkallë vendi”, bëhet ndryshimi i mëposhtëm:
Neni 1
Në nenin 9, shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:
“c) shpërblimin mujor të kryetarëve të fshatrave në masën deri në 10 për qind të pagës mujore të
kryetarit përkatës të njësisë së vetëqeverisjes vendore.”.
Neni 2
Dispozitë kalimtare
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji, fillojnë nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.
35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të
punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 26.7.2024.
Shpallur me dekretin nr. 307, datë 8.8.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.