PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10207, datë 23 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10207
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 194, 31 dhjetor 2009
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 194, datë 2009-12-31
LIGJ
Nr.10 207, datë 23.12.2009
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 13 pika 1, emërtimi “Zyra rajonale e AKKP-së në qark” zëvendësohet me emërtimin “Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.
Neni 2
Neni 15 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 15
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
1. Për zbatimin e këtij ligji ngarkohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, person juridik publik, në vijim AKKP, me qendër në Tiranë. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kryen këto detyra dhe përmbush këto përgjegjësi:
a) Përfundon brenda afatit ligjor shqyrtimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara për njohjen, kthimin e njohjen e së drejtës së kompensimit, të depozituara në ish-zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe, për të cilat nuk është marrë vendim nga këto zyra, duke kontrolluar, vlerësuar e konfirmuar:
i) tërësinë e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet e shpronësuara dhe përputhshmërinë e tij me kriteret e përcaktuara në aktet nënligjore në fuqi;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.