Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE, HYRJA OSE QËNDRIMI I TË CILËVE ËSHTË I PALIGJSHËM”

Ligji nr. 10205, datë 23 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10205
Data e miratimit
23 dhjetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 194, 31 dhjetor 2009
Hyn në fuqi
15 janar 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 194, datë 2009-12-31

LIGJ

Nr.10 205, datë 23.12.2009

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE, HYRJA OSE QËNDRIMI I TË CILËVE ËSHTË I PALIGJSHËM”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për ripranimin e personave, hyrja ose qëndrimi i të cilëve është i paligjshëm”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6381, datë 13.1.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARREVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE, HYRJA OSE QËNDRIMI I TË CILËVE ËSHTË I PALIGJSHËM

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Malit të Zi (të quajtura më poshtë “Palët kontraktuese”),

me dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim garantimin e zbatimit më të mirë të rregulloreve për fluksin e personave,

me dëshirën për të lehtësuar ripranimin dhe tranzitin e personave, hyrja ose qëndrimi i të cilëve është i paligjshëm,

në frymën e bashkëpunimit në bazë të reciprocitetit,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.