PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE”
Ligji nr. 10204, datë 23 dhjetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10204
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 194, 31 dhjetor 2009
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 194, datë 2009-12-31
LIGJ
Nr.10 204, datë 23.12.2009
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Re publikës së Shqipërisë
dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ripranimin e personave”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6380, datë 13.1.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës së Kosovës (të
quajtura më poshtë “Palët kontraktuese”),
me dëshirën për të zhvilluar marrëdhënie miqësore midis të dy shteteve,
të udhëhequr, nga qëllimi për të bashkëpunuar në bazë të reciprocitetit në trajtimin e
çështjeve të ripranimit të personave që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e palës
tjetër kontraktuese,
me dëshirën për të kontribuar në këtë mënyrë në parandalimin e lëvizjes së paligjshme të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.