Ligj

Për detergjentët

Ligji nr. 10216, datë 21 janar 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10216
Data e miratimit
21 janar 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 12 shkurt 2010
Hyn në fuqi
12 shkurt 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2010-02-12

LIGJ

Nr. 10 216, datë 21.1.2010

PËR DETERGJENTET

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi dhe fusha e zbatimit

Ky ligj përcakton rregullat për vendosjen në treg të detergjenteve dhe të lëndëve tensioaktive për detergjentet, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit publik e të mjedisit, në lidhje me:

a) biodegradimin e lëndëve tensioaktive në detergjente;

b) bkufizimet ose ndalimin e përdorimit të lëndëve tensioaktive, për shkak të biodegradimit;

c) etiketimin e detergjenteve, përfshirë lëndët aromatike alergjene.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. a) “Detergjent” është çdo substancë ose preparat, në formë të lëngët, pluhuri, paste, kallëpi, blloku, figure etj., që përmban sapune dhe/ose lëndë të tjera tensioaktive, i destinuar për t’u përdorur në proceset e larjes dhe të pastrimit, si dhe tregtohen dhe/ose përdoren për qëllime shtëpiake ose industriale.

Detergjente vlerësohen edhe produktet e mëposhtme:

b) “Preparat ndihmës për larje”, i përcaktuar për njomje (paralarje), shpëlarje ose zbardhje rrobash, tekstilesh për përdorim shtëpiak etj.;

c) “Zbutës tekstilesh”, i përcaktuar për të ndryshuar karakteristikat në prekje të tekstileve, në proceset që plotësojnë larjen e tyre;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.