Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin policor ndërkufitar”

Ligji nr. 10212, datë 21 janar 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10212
Data e miratimit
21 janar 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 15 shkurt 2010
Hyn në fuqi
2 mars 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2010-02-15

LIGJ

Nr.10 212, datë 21.1.2010

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR NDËRKUFITAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin policor ndërkufitar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6390, datë 4.2.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MBI BASHKËPUNIMIN POLICOR

NDËRKUFITAR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës

(më poshtë: Palët),

duke respektuar marrëdhënien miqësore ndërmjet shteteve;

duke marrë parasysh legjislacionet kombëtare dhe detyrimet ligjore ndërkombëtare të të

dyja shteteve;

me synim intensifikimin e marrëdhënieve dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar;

duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar për sigurinë e brendshme dhe

stabilitetin e rendit publik dhe ligjit;

me synim për të vepruar me më shumë efikasitet me anë të masave të përbashkëta,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.