Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar

Ligji nr. 10215, datë 21 janar 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10215
Data e miratimit
21 janar 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 12 shkurt 2010
Hyn në fuqi
27 shkurt 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2010-02-12

LIGJ

Nr.10 215, datë 21.1.2010

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR

TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR” , TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika l dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3, pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. Kufiri minimal i regjistrimit përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, sipas pikës 5 të

këtij neni.”.

Neni 2

Neni 7 “Çregjistrimi” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 7

Çregjistrimi

1. Personi i tatueshëm i regjistruar detyrohet të kërkojë çregjistrimin jo më vonë se 15

ditë nga dita e fundit, kur a i ka kryer furnizime të tatueshme, si pjesë të veprimtarisë së tij

ekonomike.

2. Personi i tatueshëm, që kërkon të çregjistrohet, u nënshtrohet procedurave të

parashikuara në nenin 45 të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën

e Shqipërisë”.

3. Personi i tatueshëm detyrohet të çregjistrohet, sipas këtij ligji, vetëm nëse plotëson

kushtet sipas pikës 1 të këtij neni.

4. Organet tatimore refuzojnë të regjistrojnë dhe të çregjistrojnë çdo person, që nuk është

as i detyruar dhe as ka të drejtë për t’u regjistruar, me efekt nga data që ky person nuk ka të drejtë

të regjistrohet.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.