Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

Ligji nr. 81/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
81/2024
Data e miratimit
26 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 31 korrik 2024
Hyn në fuqi
15 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2024-07-31

LIGJ

Nr. 81/2024

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008,

“KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen

këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 24 riformulohet si më poshtë:

Neni 1

“Neni 24

Kompetencat e KQZ-së lidhur me votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

1. KQZ-ja drejton, mbikëqyr dhe është përgjegjëse për procesin për përgatitjen e kushteve dhe

zbatimin e masave, që mundësojnë votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet

për Kuvendin.

2. Të drejtën e votës nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e ka çdo shtetas shqiptar me të

drejtë vote që ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në datën e zgjedhjeve.

3. Votimi nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë organizohet dhe administrohet nga KQZ-

ja në të gjithë komponentët e tij, pasi Rregullatori të ketë miratuar të gjitha aktet nënligjore që kërkohen

për votimin nga jashtë vendit, sipas këtij Kodi. Çdo organ shtetëror shqiptar dhe çdo ent tjetër shtetëror

ose privat që përfshihet në këtë proces janë të detyruar të zbatojnë rregullat e përcaktuara në këtë Kod

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.