Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për riparimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e piramidave e të shenjave të tjera kufitare në kufirin shtetëror shqiptaro-malazez”

Ligji nr. 10213, datë 21 janar 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10213
Data e miratimit
21 janar 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 15 shkurt 2010
Hyn në fuqi
2 mars 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2010-02-15

LIGJ

Nr.10 213, datë 21.1.2010

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI PËR

RIPARIMIN, RINDËRTIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E PIRAMIDAVE E TË

SHENJAVE TË TJERA KUFITARE NË KUFIRIN SHTETËROR SHQIPTARO-

MALAZEZ”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

dhe Qeverisë së Malit të Zi për riparimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e piramidave e të

shenjave të tjera kufitare në kufirin shtetëror shqiptaro-malazez”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6 391, datë 4.2.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË MALIT TË ZI PËR RIPARIMIN, RINDËRTIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E

PIRAMIDAVE E SHENJAVE TË TJERA KUFITARE NË KUFIRIN SHTETËROR

SHQIPTARO-MALAZEZ

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Malit të Zi (më poshtë të

quajtura palë),

më dëshirën e mirë që të rregullohen me marrëveshje të gjitha çështjet që kanë të bëjnë

me mirëmbajtjen dhe riparimin e piramidave kufitare ekzistuese, piramidave të ndërmjetme dhe

shenjave të tjera kufitare;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.