Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë
Ligji nr. 83/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 83/2024
- Data e miratimit
- 26 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 144, 12 gusht 2024
- Hyn në fuqi
- 27 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2024-08-12
LIGJ
Nr. 83/2024
PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË USHTARAKE TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet Strategjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ligji nr. 72/2015, “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.
Neni 3
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve të nevojshme sipas përcaktimeve në Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 26.7.2024.
Shpallur me dekretin nr. 285, datë 2.8.2024, të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
STRATEGJIA USHTARAKE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Mesazhi i ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë
Strategjia Ushtarake (në vijim “SU”) e Republikës së Shqipërisë (RSH) është dokumenti themelor, i cili përcakton synimet, objektivat dhe drejtimin për funksionimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH). Ajo është e bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare (në vijim “SSK”) dhe e hartuar me ekspertizë gjithëpërfshirëse.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.