Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006. " Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit" i ndryshuar

Ligji nr. 92/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
92/2024
Data e miratimit
26 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 144, 12 gusht 2024
Hyn në fuqi
27 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2024-08-12

LIGJ

Nr. 92/2024

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9636, DATË 6.11.2006,

“PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT”, I

NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e deputetëve,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar,

bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pikat 8 dhe 10 ndryshohen si më poshtë:

“8. “Reklamim” nënkupton çdo formë të komunikimit tregtar ose jo i tillë, me qëllim ose efekt të

drejtpërdrejtë, të tërthortë apo të fshehtë të promovimit të një produkti duhani.

10. “Sponsorizim” nënkupton çdo formë të kontributit publik ose privat për çdo ngjarje, veprimtari

ose individ, me qëllim ose efekt të drejtpërdrejtë, të tërthortë apo të fshehtë të promovimit të një produkti

duhani.

2. Pas pikës 36, shtohen pikat 37, 38, 39 dhe 40 me këtë përmbajtje:

“37. “Duhan” nënkupton gjethet natyrore dhe pjesët e tjera të përpunuara ose të papërpunuara të

bimëve të duhanit, duke përfshirë duhanin e homogjenizuar dhe të rindërtuar.

38. “Duhan i përtypshëm” nënkupton një produkt duhani pa tym, i destinuar vetëm për qëllime të

përtypjes.

39. “Produkte duhani për tymosje” do të thotë produkte duhani të ndryshme nga produktet e duhanit

pa tym.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.