Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”

Ligji nr. 10218, datë 4 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10218
Data e miratimit
4 shkurt 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 25 shkurt 2010
Hyn në fuqi
12 mars 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2010-02-25

LIGJ

Nr. 10 218, datë 4.2.2010

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9363, DATË 24.3.2005 “PËR

MËNYRËN DHE PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE

USHTARAKE TË HUAJA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE

PËR DËRGIMIN E FORCAVE USHTARAKE SHQIPTARE JASHTË VENDIT”

Në mbështetje të neneve 12 pika 3, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit

të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e

forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, në fund të pikës 3 shtohen fjalët “apo nga Bashkimi Europian”.

Neni 2

Në fund nenit 4 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Autoritetet kompetente për dërgimin e njësive ushtarake në operacione ushtarake

jashtë vendit, në çdo rast, në aktin e dërgimit duhet të përcaktojnë misionin dhe mandatin e këtyre

forcave. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në zbatim të misionit dhe

mandatit të përcaktuar, miraton rregullat e angazhimit për këto njësi ushtarake.”.

Neni 3

Neni 7 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 7

Operacionet ushtarake ndërkombëtare të organizuara, të autorizuara ose të drejtuara nga

NATO-ja apo Bashkimi Europian

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.