Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar
Ligji nr. 10228, datë 4 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10228
- Data e miratimit
- 4 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 25 shkurt 2010
- Hyn në fuqi
- 12 mars 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2010-02-25
409
LIGJ
Nr.10 228, datë 4.2.2010
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR
TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVEN I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 8 “E ardhura e tatueshme”, pas shkronjës “gj” shtohet shkronja “h” me këtë
përmbajtje:
“h) të ardhurat në formë monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë, që
nuk janë të tatuara më parë, ndërkohë që kanë qenë objekt tatimi dhe që nuk janë të shoqëruara me
dokumente zyrtare, që vërtetojnë origjinën e këtyre të ardhurav e. Procedurat përcaktohen me udhëzim
të Ministrit të Financave.”.
Neni 2
Në nenin 12/6, në fund të pikës 1 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Personat fizikë dhe juridikë, subjekte të taksës vendore mbi biznesin e vogël, sipas kuptimit
të nenit 10 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, me xhiro vjetore të
parashikuar nën 2 milionë lekë, duhet të deklarojnë, sipas afateve të përcaktuara në këtë nen, vetëm
nëse xhiroja vjetore për vitin ushtrimor kalon vlerën 2 milionë lekë.”.
Neni 3
Në nenin 16 “Fusha e veprimit të tatimit mbi fitimin” bëhen këto ndryshime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.