Për Autoritetin e Aviacionit Civil
Ligji nr. 10233, datë 11 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10233
- Data e miratimit
- 11 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 12 mars 2010
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2010-03-12
LIGJ
Nr.10 233, datë 11.2.2010
PËR AUTORITETIN E AVIACIONIT CIVIL
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil, që në vijim do të quhet “Autoriteti”.
Neni 2
Fusha e veprimtarisë së Autoritetit
Fusha e veprimtarisë së Autoritetit është rregullimi dhe mbikëqyrja e të gjitha veprimtarive në fushën e transportit ajror civil në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 10 040, datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
KREU II
STATUSI, STRUKTURA DHE ADMINISTRIMI I AUTORITETIT
Neni 3
Statusi i Autoritetit
Autoriteti është person juridik publik, jobuxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit që mbulon çështjet e transportit ajror, në vijim ministri.
Neni 4
Organet drejtuese të Autoritetit
Organet drejtuese të Autoritetit janë këshilli drejtues dhe drejtori ekzekutiv.
Neni 5
Këshilli drejtues
1. Këshilli drejtues është organi vendimmarrës për çështjet administrative dhe financiare të Autoritetit.
2. Këshilli drejtues është organ kolegjial, i përbërë nga kryetari dhe katër anëtarë, nga të cilët dy specialistë të fushës së transportit ajror, dy specialistë të fushës së financës dhe një specialist i fushës ligjore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.