Për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit “Ndërtimi i rrugës së mbikalimit të Durrësit””
Ligji nr. 10232, datë 11 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10232
- Data e miratimit
- 11 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 12 mars 2010
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2010-03-12
LIGJ
Nr. 10 232, datë 11.2.2010
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRUGËS SË MBIKALIMIT TË DURRËSIT””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit “Ndërtimi i rrugës së mbikalimit të Durrësit””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6440, datë 2.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MBRETËRIA E ARABISË SAUDITE
FONDI SAUDIT PËR ZHVILLIM
MARRËVESHJE HUAJE
NDËRTIMI I PROJEKTIT TË RRUGËS SË MBIKALIMIT NË DURRËS
NDËRMJET FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE
HUAJA NR. : /
NËNSHKRUAR MË: 1430 A.H.
QË PËRPUTHET ME: 2009 A.D.
(Projekti përfundimtar pas diskutimeve ndërmjet palëve në Riad nga 4 deri 6.7.2009)
HUAJA NR. : ../…
MARRËVESHJE HUAJE
Marrëveshje e datës 1430 A.H. që përputhet me 2009 A.D.
Ndërmjet:
1) FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM, Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite (këtu quhet Fondi), i përfaqësuar nga SH.T Eng. Yousef Ibrahim AL-bassam, zëvendëskryetar dhe drejtor menaxher ; dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.