Ligj

Për ratifikimin e statutit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA)

Ligji nr. 10231, datë 11 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10231
Data e miratimit
11 shkurt 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 12 mars 2010
Hyn në fuqi
27 mars 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2010-03-12

LIGJ

Nr.10 231, datë 11.2.2010

PËR RATIFIKIMIN E STATUTIT TË AGJENCISË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË SË RINOVUESHME (IRENA)

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet statuti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA), sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6439, datë 2.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

KONFERENCË MBI NGRITJEN

E AGJENCISË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË SË RINOVUESHME

Statuti i IRENA-s, i nënshkruar në Bon

E hënë, 26 janar 2009 IRENA/CF/Statuti

Bon, Qendra e Konferencës Botërore

STATUT

I AGJENCISË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË SË RINOVUESHME (IRENA)

Palët në këtë statut,

me dëshirën për të nxitur zbatimin dhe përdorimin e gjerë dhe intensiv të energjisë së rinovueshme me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm;

të frymëzuar nga besimi i tyre i thellë në mundësinë e gjerë të ofruar nga energjia e rinovueshme për të trajtuar dhe gradualisht zgjidhur problemet e sigurisë së energjisë dhe çmimet e paqëndrueshme të energjisë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.