Për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë dhe të financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Kreditanstalt fur Wiederaufbau (KfW), Frankfurt Am Main dhe fondacionit “FEFAD” për projektin “Promovimi i SME-ve””
Ligji nr. 10230, datë 11 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10230
- Data e miratimit
- 11 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 12 mars 2010
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2010-03-12
LIGJ
Nr. 10 230, datë 11.2.2010
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË DHE TË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KREDITANSTALT FUR WIEDERAUFBAU (KfW), FRANKFURT AM MAIN DHE FONDACIONIT “FEFAD” PËR PROJEKTIN “PROMOVIMI I SME-VE””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë dhe e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Kreditanstalt fur Wiederaufbau (KfW), Frankfurt am Main dhe fondacionit “FEFAD” për projektin “Promovimi i SME-ve””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6438, datë 2.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
PROJEKTMARRËVESHJE E HUASË DHE FINANCIMIT
MIDIS KfW, FRANKFURT AM MAIN (KfW) DHE (HUAMARRËSIT), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE FONDACIONIT PËR FINANCIM NDËRMARRJESH DHE ZHVILLIM (FEFAD) (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT) PËR 2 600 000 EURO (HUA),
210 000 EURO (KONTRIBUT FINANCIAR)
PROMOVIMI I SME
Në bazën e një marrëveshjeje në proces midis Qeverisë së Republikës Federale Gjermane dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë mbi bashkëpunimin financiar (Marrëveshje qeveritare), Huamarrësi, agjencia e zbatimit të projektit dhe KfW, me anë të kësaj, hyjnë në Marrëveshjen e mëposhtme të huasë dhe financimit.
Neni 1
Shuma dhe qëllimi i huasë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.