Për sigurinë dhe shëndetin në punë
Ligji nr. 10237, datë 18 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10237
- Data e miratimit
- 18 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 18 shkurt 2010
- Hyn në fuqi
- 5 mars 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2010-02-18
LIGJ
Nr.10 237, datë 18.2.2010
PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj ka për objekt përcaktimin e masave, që synojnë garantimin e sigurisë dhe të shëndetit në punë të punëmarrësve.
Neni 2
Qëllimi
Ligji ka për qëllim:
a) të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimit, këshillimit, pjesëmarrjes së balancuar, në përputhje me ligjin, formimit të punëmarrësve e të përfaqësuesve të tyre;
b) të përcaktojë udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e këtij qëllimi.
Neni 3
Fusha e zbatimit
1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen në të gjithë sektorët e veprimtarisë private dhe publike.
2. Nuk do të zbatohen dispozita të caktuara të këtij ligji, kur në dispozitat e tjera ligjore për fushat përkatëse jepen trajtime më të favorshme për mbrojtjen e sigurisë e të shëndetit në punë të punëmarrësve.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.