Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006 “Për librin në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 10238, datë 18 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10238
- Data e miratimit
- 18 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 18 shkurt 2010
- Hyn në fuqi
- 5 mars 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2010-02-18
659
LIGJ
Nr. 10 238, datë 18.2.2010
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9616, DATË 27.9.2006 “PËR LIBRIN NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 10, pika 4 ndryshohet si më poshtë:
“4. Përgjegjësi i Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës.”.
Neni 2
Në nenin 15, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Mbështetjes me literaturë për grupe të veçanta të shoqërisë, si fëmijët, minoritetet e personat
me aftësi të kufizuar, duke financuar nga Fondi Kombëtar i Librit botime të posaçme për ta, përmirësimit të
infrastrukturës në institucionet kulturore dhe krijimit të aksesit në informacion.”.
Neni 3
Neni 19 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 19
1. Pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve krijohet regjistri i botuesve, ku
regjistrohen të gjithë botuesit e licencuar për ushtrimin e veprimtarisë botuese në territorin e Re publikës së
Shqipërisë.
2. Personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, të cilët ushtrojnë veprimtari botuese të licencuar
në Republikën e Shqipërisë, njoftojnë Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, brenda një
periudhe 3-mujore nga data e fillimit të veprimtarisë, për regjistrimin e të dhënave kryesore, që lidhen me
subjektin e tyre.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.