Për miratimin e rezolutës nr. 265, “Rritja e fondit të kapitalit të autorizuar dhe regjistrimi/nënshkrimi në të”, të vitit 2023, të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)
Ligji nr. 77/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 77/2024
- Data e miratimit
- 26 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 5 gusht 2024
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2024-08-05
LIGJ
Nr. 77/2024
PËR MIRATIMIN E REZOLUTËS NR. 265, “RRITJA E FONDIT TË KAPITALIT
TË AUTORIZUAR DHE REGJISTRIMI/NËNSHKRIMI NË TË”, TË VITIT 2023, TË
BORDIT TË GUVERNATORËVE TË BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM
DHE ZHVILLIM (BERZH)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet rezoluta nr. 265, “Rritja e fondit të kapitalit të autorizuar dhe regjistrimi/nënshkrimi në të”,
të vitit 2023, të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Neni 2
Autoriteti kompetent për realizimin e rritjes së përgjithshme të kapitalit të Republikës së Shqipërisë
në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) (në vijim “Banka”) është ministria
përgjegjëse për financat.
Neni 3
Ministria përgjegjëse për financat autorizohet
dokumentacionit dhe mënyrën e kryerjes së pagesës.
të komunikojë me Bankën për përcaktimin e
Neni 4
Ministria përgjegjëse për financat plotëson dokumentacionin e kërkuar nga Banka dhe kryen pagesën
në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në
Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Neni 5
Ministri përgjegjës për drejtësinë, si pjesë e dokumentacionit të kërkuar nga Banka,
lëshon një
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.