Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike
Ligji nr. 10236, datë 18 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10236
- Data e miratimit
- 18 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 18 mars 2010
- Hyn në fuqi
- 2 prill 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2010-03-18
LIGJ
Nr.10 236, datë 18.2.2010
PËR MARRJEN NË KONTROLL TË SHOQËRIVE ME OFERTË PUBLIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe fusha e zbatimit
1. Ky ligj përcakton rregullat, që lidhen me kushtet dhe procedurat për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike.
2. Ky ligj zbatohet për ofertat e shpallura publikisht për marrjen në zotërim të titujve, të emetuar nga një shoqëri publike, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të pranuar për tregtim në tregun e organizuar të titujve të Republikës së Shqipërisë, sipas ligjit nr.9879, datë 21.2.2008 “Për titujt”, si dhe nga shoqëritë publike të huaja, me seli brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të listuara në bursë në Shqipëri.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.