Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në traktatin ndërkombëtar për burimet gjenetike të bimëve, për bujqësinë dhe ushqimin

Ligji nr. 10235, datë 18 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10235
Data e miratimit
18 shkurt 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 18 mars 2010
Hyn në fuqi
2 prill 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2010-03-18

LIGJ

Nr.10 235, datë 18.2.2010

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN NDËRKOMBËTAR PËR BURIMET GJENETIKE TË BIMËVE, PËR BUJQËSINË DHE USHQIMIN

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në traktatin ndërkombëtar për burimet gjenetike të bimëve, për bujqësinë dhe ushqimin.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6456, datë 9.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

TRAKTAT NDËRKOMBËTAR

PËR BURIMET GJENETIKE TË BIMËVE PËR BUJQËSINË DHE USHQIMIN

Preambula

Palët kontraktuese,

të bindura për natyrën e veçantë të burimeve gjenetike të bimëve për bujqësinë dhe ushqimin, tipareve të tyre të dallueshme dhe problemeve që kanë nevojë për zgjidhje të dallueshme;

të alarmuara nga erozioni i vazhdueshëm i këtyre burimeve;

të vetëdijshme që burimet gjenetike të bimëve për bujqësinë dhe ushqimin janë një shqetësim i përbashkët për të gjitha vendet, pasi të gjitha vendet varen shumë tek burimet gjenetike të bimëve për bujqësinë dhe ushqimin që e kanë origjinën gjetkë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.