Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin “Për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare në Mesdhe” të konventës së Barcelonës “Për mbrojtjen e mjedisit detar dhe të rajoneve bregdetare të Mesdheut”

Ligji nr. 10234, datë 18 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10234
Data e miratimit
18 shkurt 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 18 shkurt 2010
Hyn në fuqi
5 mars 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2010-02-18

LIGJ

Nr.10 234, datë 18.2.2010

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË ZONËS BREGDETARE NË MESDHE” TË KONVENTËS SË BARCELONËS “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DETAR DHE TË RAJONEVE BREGDETARE TË MESDHEUT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në protokollin “Për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare në Mesdhe” të konventës së Barcelonës “Për mbrojtjen e mjedisit detar dhe të rajoneve bregdetare të Mesdheut”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6455, datë 9.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

PROTOKOLL

PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË ZONËS BREGDETARE NË MESDHE

Palët kontraktuese në këtë protokoll,

duke qenë palë të Konventës për mbrojtjen e mjedisit detar dhe rajonit bregdetar të Mesdheut, miratuar në Barcelonë më 16 shkurt 1976, dhe amenduar më 10 qershor 1995;

me dëshirë për të zbatuar detyrimet e përcaktuara në nenin 4, paragrafët 3(e) dhe 5, të kësaj Konvente;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.