Për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri
Ligji nr. 10241, datë 25 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10241
- Data e miratimit
- 25 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 23 mars 2010
- Hyn në fuqi
- 7 prill 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2010-03-23
LIGJ
Nr. 10 241, datë 25.2.2010
PËR SIMBOLET E PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVE DHE TË KRIMEVE TË
KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e disa simboleve, në përkujtim të viktimave dhe të
krimeve të shkaktuara nga regjimi komunist në Shqipëri.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, me simbole nënkuptohen: muze, obelisk, monument e dhe një
datë e përkujtimit publik të viktimave dhe të krimeve të shkaktuara nga regjimi komunist në
Shqipëri.
Neni 3
Këshilli i Ministrave shpall datën 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të ish -diktatorit
Enver Hoxha në Tiranë, si “Dita e përkujtimi t të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në
Shqipëri”. Përkujtimi i kësaj date bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 4
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të krijojë Muzeun Kombëtar të Viktimave dhe të
Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 5
Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për ngritjen e Obeliskut të
Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Tiranë, si dhe të monumenteve përkujtimore në
qytetet e tjera të Shqipërisë.
Neni 6
Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, në zbatim të neneve 3, 4 e 5, të nxjerrë aktet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.