Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri
Ligji nr. 10242, datë 25 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 tetor 2020.
- Numri
- 10242
- Data e miratimit
- 25 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 23 mars 2010
- Hyn në fuqi
- 7 prill 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2010-03-23
LIGJ
Nr. 10 242, datë 25.2.2010
PËR INSTITUTIN E STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT NË
SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim krijimin dhe përcaktimin e veprimtarisë së Institutit të Studimeve
për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, në vijim “instituti”.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton kriteret, që duhet të plotësojnë punonjësit e institutit, si dhe tërësinë e
kushteve për grumbullimin, administrimin e ruajtjen, në arkivin e institutit, të dokumenteve e të
materialeve, që dëshmojnë krimet e komunizmit në Shqipëri.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Periudha e komunizmit” është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944
deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është
zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e
cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë.
b) “Krimet e komunizmit” janë veprimet e kryera nga funksionarët e shtetit komunist në
periudhën e komunizmit, të cilat kanë të bëjnë me konceptimin, përpunimin apo vënien në zbatim
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 tetor 2020 · 129/2020 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10242, datë 25.2.2010 “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.