Për disa shtesa në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit.
Ligji nr. 10240, datë 25 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10240
- Data e miratimit
- 25 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 23 mars 2010
- Hyn në fuqi
- 7 prill 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2010-03-23
LIGJ
Nr. 10 240, datë 25.2.2010
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007 “PËR INSPEKTIMIN E
NDËRTIMIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Pas nenit 10 shtohen nenet 10/1, 10/2 e 10/3 me këtë përmbajtje:
“Neni 10/1
1. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, përveç detyrave të tjera, të parashikuara
në këtë ligj, ka të drejtë të ushtrojë përgjegjësitë e inspektoratit ndërtimor e urbanistik të
bashkisë/komunës/qarkut, sipas shkronjës “d” të nenit 5 të këtij ligji, për ndërtime të
kundërligjshme në territorin e bashkisë/komunës/qarkut, që nuk përfshihen në zonat dhe objektet
me rëndësi kombëtare, sipas këtij ligji, vetëm në rastet kur ekzistojnë kushtet dhe rrethanat e
përcaktuara në pikën 2 të këtij neni.
2. Ushtrimi i përgjegjësisë, sipas pikës 1 të këtij neni, kryhet vetëm kur në kantierin ,
objekt inspektimi, nuk ka filluar apo nuk është në proces një inspektim nga inspektorati vendor
dhe është administruar dokumentacioni i plotë shkresor, që provon, përveç kundërligjshmërisë së
ndërtimit, të paktën dhe njërën nga rrethanat e mëposhtme:
a) ushtrimi i përgjegjësive kërkohet nga vetë inspektorati ndërtimor urbanistik vendor i
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.