Ligj

Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave

Ligji nr. 10239, datë 25 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10239
Data e miratimit
25 shkurt 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 23 mars 2010
Hyn në fuqi
7 prill 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2010-03-23

LIGJ

Nr. 10 239, datë 25.2.2010

PËR KRIJIMIN E FONDIT SPECIAL TË KOMPENSIMIT TË PRONAVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i fondit të kompensimit të pronave, burimet e krijimit

dhe rregullat për administrimin e tij.

Neni 2

Fondi i kompensimit të pronave

1. Fondi i kompensimit të pronave është fondi i krijuar me ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004

“Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.

2. Fondi i kompensimit të pronave vlerësohet fond special, në kuptim të nenit 7 të ligjit

nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.

Procedurat e propozimit dhe të miratimit të buxhetit të këtij fondi janë po ato që zbatohen

për ligjin për Buxhetin e Shtetit dhe paraqiten së bashku me të për miratim në Kuvend.

3. Fondi i kompensimit të pronave përdoret për kompensimin në vlerë të subjekteve të

shpronësuara, të cilave u është njohur e drejta e kompensimit, kur kthimi fizik i pronës së tyre ka

qenë i pamundur.

Neni 3

Burimet e fondit të kompensimit të pronave

Burimet e fondit të kompensimit të pronave janë:

1. Të ardhurat, ku përfshihen:

a) të ardhurat nga Buxheti i Shtetit për kompensimin e subjekteve të shpronësuara, sipas

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.