Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Çekisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”

Ligji nr. 10246, datë 4 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10246
Data e miratimit
4 mars 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 2 prill 2010
Hyn në fuqi
17 prill 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2010-04-02

LIGJ

Nr.10 246, datë 4.3.2010

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ÇEKISË PËR SHKËMBIMIN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Çekisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6475, datë 25.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ÇEKE, MBI SHKËMBIMIN DHE MBROJTJEN RECIPROKE TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Çeke, këtu quhen “Palët”,

me dëshirën për të siguruar mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të shkëmbyer ndërmjet tyre ose ndërmjet subjekteve juridike dhe individëve nën juridiksionin e shteteve të tyre, duke respektuar reciprokisht interesat dhe sigurinë e tyre kombëtare, kanë rënë dakord sa më poshtë:

Neni 1

Objekti i marrëveshjes

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.