Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Letonisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacioneve të klasifikuara”

Ligji nr. 10245, datë 4 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10245
Data e miratimit
4 mars 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 2 prill 2010
Hyn në fuqi
17 prill 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2010-04-02

LIGJ

Nr.10 245, datë 4.3.2010

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË LETONISË

PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONEVE TË KLASIFIKUARA”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

dhe Qeverisë së Republikës së Letonisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacioneve të

klasifikuara”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6474, datë 25.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË LETONISË MBI MBROJTJEN RECIPROKE TË

INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Letonisë,

(këtu quhen palët kontraktuese);

Duke rënë dakord për të zhvilluar bisedime për çështjet politike dhe të sigurisë dhe për të

zgjeruar dhe forcuar bashkëpunimin e tyre reciprok;

Duke ditur ndryshimet në situatën politike në botë dhe duke njohur rolin e rëndësishëm të

bashkëpunimit të tyre reciprok për forcimin e paqes, sigurisë ndërkombëtare dhe besimit të

përbashkët;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.