Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”
Ligji nr. 10244, datë 4 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10244
- Data e miratimit
- 4 mars 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 2 prill 2010
- Hyn në fuqi
- 17 prill 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2010-04-02
LIGJ
Nr.10 244, datë 4.3.2010
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË
SLLOVAKISË PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË
KLASIFIKUAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të
klasifikuar”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6473, datë 25.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi.
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SLLOVAKE MBI MBROJTJEN RECIPROKE TË
INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
(Këtej e tutje të quajtura “Palët”)
Duke njohur nevojën e caktimit të rregullave për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar
që shkëmbehet brenda kuadrit të bashkëpunimit politik, ushtarak, ekonomik, ligjor, shkencor dhe
teknologjik apo tjetër, si dhe të informacionit të klasifikuar që rrjedh gjatë procesit të një
bashkëpunimi të tillë,
me synim mbrojtjen reciproke të të gjithë informacionit të klasifikuar që është klasifikuar
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.