Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 46/2018, "Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë" i ndryshuar

Ligji nr. 89/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
89/2024
Data e miratimit
26 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 143, 9 gusht 2024
Hyn në fuqi
24 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2024-08-09

LIGJ

Nr. 89/2024

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 46/2018, “PËR KONTROLLIN

SHTETËROR TË TRANSFERIMEVE NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE

USHTARAKE DHE TË ARTIKUJVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË

DYFISHTË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake

dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas shkronjës “ç” të pikës 2 të nenit 3 shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:

“d) transferimet ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara, të cilat kryhen sipas udhëzimeve të

vendeve/agjencive të NATO-s, për rastet e veçanta të nevojave operacionale të këtyre vendeve.”.

Neni 2

Paragrafi i parë i pikës 1 të nenit 9 ndryshohet si më poshtë:

“Në Ministrinë e Mbrojtjes funksionon Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), e

cila është struktura shtetërore, përgjegjëse për zbatimin e politikës së kontrollit për transferimet

ndërkombëtare të mallrave ushtarake, të artikujve dhe të teknologjive me përdorim të dyfishtë.”.

Neni 3

Pika 1 e nenit 10 ndryshohet si më poshtë:

“1. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, me kontributet e ministrive dhe të organeve të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.