Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve
Ligji nr. 10247, datë 4 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10247
- Data e miratimit
- 4 mars 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 2 prill 2010
- Hyn në fuqi
- 17 prill 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2010-04-02
LIGJ
Nr.10 247, datë 4.3.2010
PËR KORNIZËN SHQIPTARE TË KUALIFIKIMEVE
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është krijimi i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (më tej KSHK), për zhvillimin, njohjen dhe dhënien e kualifikimeve në Republikën e Shqipërisë, bazuar në standardet e njohurive, të shprehive dhe kompetencave, që duhet të arrijnë nxënësit/kursantët/studentët.
Neni 2
Objekti
Ky ligj ka objekt përcaktimin e strukturës, të objektivave, të funksioneve dhe të fushave, ku e shtrin juridiksionin e vet KSHK-ja, si dhe organizimin dhe drejtimin e KSHK-së, në bashkëpunim me ministritë përkatëse, institucionet e ndryshme të pushtetit qendror apo vendor dhe me organizatat jofitimprurëse, që veprojnë për zhvillimin, ofrimin dhe përdorimin e kualifikimeve.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Aftësia” është zotësia për të zbatuar njohuritë dhe dijet, në përmbushjen e detyrave e në zgjidhjen e problemeve. Aftësia mund të jetë njohëse, kur vë në përdorim mendimin logjik, intuitiv dhe krijues, ose praktike, kur vë në përdorim shkathtësinë manuale dhe përdorimin e metodave, materialeve, veglave e instrumenteve.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.