Për gjuetinë
Ligji nr. 10253, datë 11 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10253
- Data e miratimit
- 11 mars 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 39, 12 prill 2010
- Hyn në fuqi
- 27 prill 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 39, datë 2010-04-12
LIG J
Nr.10 253, datë 11.3.2010
PËR GJUETINË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
a) përcaktimin e rregullave e të kërkesave për zhvillimin e gjuetisë, si një veprimtari tradicionale, sportive, çlodhëse dhe turistike;
b) menaxhimin e qëndrueshëm të gjuetisë, duke e vlerësuar faunën e egër si pasuri kombëtare që administrohet dhe mbrohet me ligj;
c) garantimin që parimet për gjuetinë të zbatohen në mënyrë rigoroze, duke ruajtur tërësinë e ekosistemit dhe baraspeshën ekologjike;
ç) mosdëmtimin e llojeve të faunës së egër e të habitateve të tyre gjatë ushtrimit të gjuetisë;
d) respektimin e së drejtës së gjuetisë dhe të të drejtave mbi gjahun, mbi trofetë e produktet e gjuetisë dhe të tregtimit të tyre.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Gjueti” është veprimtaria e specializuar e shfrytëzimit të faunës së egër, që ka të bëjë me ndjekjen, kapjen, vrasjen e kafshëve e të shpendëve, objekt gjuetie, me metodat e përcaktuara me ligj.
2.“Gjueti e qëndrueshme” është përdorimi i gjuetisë vetëm në respektim të vijueshëm të ruajtjes së biodiversitetit, të tërësisë së ekosistemit dhe të baraspeshës ekologjike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.