Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., si Agjencia e Zbatimit të Projektit dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë (Tiranë-Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 000 000 eurosh

Ligji nr. 10248, datë 11 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10248
Data e miratimit
11 mars 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 35, 7 prill 2010
Hyn në fuqi
22 prill 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2010-04-07

LIGJ

Nr.10 248, datë 11.3.2010

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË DHE PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT, SH.A., SI AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT DHE KFW FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA E TRANSMETIMIT 400 KILOVOLT SHQIPËRI-KOSOVË

(TIRANË-PRISHTINË)”, NËPËRMJET NJË HUAJE PREJ 42 000 000 EUROSH

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë (Tiranë-Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 000 000 (dyzet e dy milionë) eurosh.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6477, datë 25.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE

HUAJE DHE PROJEKTI

(DHJETOR 2009) NDËRMJET KFW, FRANKFURT AM MAIN

("KFW") DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE ("HUAMARRËSI") DHE OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT SHA (OST) (“AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT”) PËR 42 000 000 EURO

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.