Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., si Agjencia e Zbatimit të Projektit dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e projektit “Linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje prej 37 750 000 eurosh
Ligji nr. 10249, datë 11 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10249
- Data e miratimit
- 11 mars 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 36, 7 prill 2010
- Hyn në fuqi
- 22 prill 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2010-04-07
LIGJ
Nr.10 249, datë 11.3.2010
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË DHE PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT, SH.A., SI AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT DHE KFW FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KILOVOLT E SHQIPËRISË SË JUGUT”, NËPËRMJET NJË HUAJE PREJ 37 750 000 EUROSH
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e projektit “Linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje prej 37 750 000 (tridhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) eurosh.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6478, datë 25.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.