Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr.9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar

Ligji nr. 10252, datë 11 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10252
Data e miratimit
11 mars 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 2 prill 2010
Hyn në fuqi
17 prill 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2010-04-02

LIGJ

Nr.10 252, datë 11.3.2010

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005 “PËR NDIHMËN DHE

SHËRBIMET SHOQËRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar,

bëhen shtesat si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 4, pas pikës 22 shtohet pika 23 me këtë përmbajtje:

“23. “Viktimë e trafikimit”, nënkupton pers onin fizik, që është objekt i trafikimit të

qenieve njerëzore, sipas përkufizimit të shkronjës “e” të nenit 4 të ligjit nr. 9642, datë 20.11.2006

“Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës “Për masat kundër trafikimit të qenieve

njerëzore””.

Neni 2

Në nenin 5, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“4. Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesit shoqëror, deri në çastin

e punësimit të tyre.”.

Neni 3

Në nenin 17 pika 1, pas paragrafit të dytë shtohet një fjali me këtë përmbajtje:

“Shërbimi Social Shtetëror administron shërbime shoqërore për individët në nivel

kombëtar.”.

Neni 4

Në nenin 38, pas paragrafit të parë shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:

“Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barab arta parashikon në buxhetin

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.