Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”
Ligji nr. 10257, datë 25 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10257
- Data e miratimit
- 25 mars 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 21 prill 2010
- Hyn në fuqi
- 6 maj 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2010-04-21
LIGJ
Nr.10 257, datë 25.3.2010
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8752, DATË 26.3.2001 “PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURAVE PËR ADMINISTRIMIN DHE MBROJTJEN E TOKËS”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në këtë ligj dhe në aktet e tjera ligjore e nënligjore, emërtimi “Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës” zëvendësohet me emërtimin “Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (DAMT)”.
Neni 2
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë:
a) rregullat themelore të administrimit të tokës bujqësore, në pronësi private dhe shtetërore dhe të disa prej kategorive të tjera të resurseve;
b) strukturat shtetërore pranë qeverisjes vendore, të ngarkuara për administrimin e tokës, si dhe funksionet e detyrat e tyre.”.
Neni 3
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:
“4. “Tokë bujqësore” ka kuptimin sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 2 të ligjit nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.