Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë

Ligji nr. 85/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
85/2024
Data e miratimit
26 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 143, 9 gusht 2024
Hyn në fuqi
24 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2024-08-09

LIGJ

Nr. 85/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR USHTARAKE NDËRMJET

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 26.7.2024.

Shpallur me dekretin nr. 284, datë 1.8.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

MARRËVESHJE KUADËR USHTARAKE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË

Preambulë

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Turqisë (në vijim

të referuar si “Pala” ose “Palët”),

duke ripohuar angazhimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Traktatit të Atlantikut të Veriut

të datës 4 prill 1949, Marrëveshjes ndërmjet Palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, lidhur me

Statusin e Forcave të Tyre, të datës 19 qershor 1951 (në vijim “NATO-SOFA”) dhe Kartës së

Kombeve të Bashkuara;

duke theksuar faktin se bashkëpunimi në fusha të ndryshme ushtarake mbi bazën e respektit të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.