Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Konferencës së Hagës “Për marrjen e provave jashtë shtetit në çështjet civile ose tregtare”
Ligji nr. 10255, datë 25 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10255
- Data e miratimit
- 25 mars 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 21 prill 2010
- Hyn në fuqi
- 6 maj 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2010-04-21
LIGJ
Nr.10 255, datë 25.3.2010
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KONFERENCËS
SË HAGËS “PËR MARRJEN E PROVAVE JASHTË SHTETIT NË ÇËSHTJET CIVILE OSE
TREGTARE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në konventën e Konferencës së Hagës “Për marrjen e provave
jashtë shtetit në çështjet civile ose tregtare”, hyrë në fuqi më 7.10.1972, me rezer vat dhe deklarimet e
parashikuara në këtë ligj.
Neni 2
Në përputhje me paragrafin e parë të nenit 33 të konventës, Republika e Shqipërisë rezervon
të drejtën të pranojë për shqyrtim ato letërkërkesa, të cilat hartohen në gjuhën shqipe, ose janë të
shoqëruara me përkthimin zyrtar në gjuhën shqipe.
Neni 3
Në përputhje me shkronjën “c” të nenit 35 të konventës, Republika e Shqipërisë deklaron se
nuk do të ekzekutojë letërkërkesat e lëshuara, me qëllim marrjen e dokumenteve para shqyrtimit
gjyqësor, siç njihet në vendet e së drejtës anglo-saksone (Common Law).
Neni 4
Autoritet qendror, në kuptim të nenit 2 të konventës, është Ministria e Drejtësisë e Republikës
së Shqipërisë.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6499, datë 12.4.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.