Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”
Ligji nr. 10258, datë 25 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10258
- Data e miratimit
- 25 mars 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 21 prill 2010
- Hyn në fuqi
- 6 maj 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2010-04-21
LIGJ
Nr.10 258, datë 25.3.2010
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 119, DATË 23.4.2009 “PËR
PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, pas pikës 21 shtohet pika 21/1 me këtë përmbajtje:
“21/1. “Zona kombëtare” janë zona, të cilat njësohen ose lidhen me interesa publikë
kombëtarë, që ndikojnë ose ndikohen nga zhvillimi dhe ruajtja e territorit.”.
Neni 2
Në nenin 8, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:
“d) miraton kërkesat për zhvillim dhe lejet e ndërtimit në:
i) zona kombëtare;
ii) prona shtetërore të patransferuara te njësitë e qeverisjes vendore;
iii) oborre që përdoren për shërbime të ofruara nga shteti për arsimin dhe shëndetësinë.”.
Neni 3
Pas nenit 8 shtohet neni 8/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 8/1
1. Këshilli Kombëtar i Territorit është autoriteti përgjegjës, që ka kompetencë ekskluzive
shqyrtimin përfundimtar të planeve zhvillimore dhe rregulluese të bashkive të kategorisë së parë, në
territorin e vendit dhe miratimin e tyre.
2. Këshilli Kombëtar i Territorit e ushtron këtë përgjegjësi edhe në territore
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.